Istogu voton për kryetar komune

E publikuar: 17/12/2017 11:33
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Në komunën e Istogut po zhvillohet rivotimi për kryetarin e ri të kësaj komune.

Gara zgjedhore për kryetar të Istogut po zhvillohet ndërmjet kandidatit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Haki Rugova, dhe kandidatit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Gani Dreshaj.

Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valmir Elezi, në një konferencë për media ka bërë të ditur se janë hapur të gjitha vendvotimet n137 komunën e Istogut

“KQZ-ja fton të gjithë qytetarët me të drejtë vote në komunën e Istogut që shfrtyëzojnë të drejtën e tyër kushtetuese për të zgjedhur kryetarin e ardhshëm të komunës së tyre”, ka thënë Elezi.

Në komunën e Istogut janë hapur 23 qendra votimi me 63 vendvotime. Numri i komisionarëve të angazhuar në këto vendvotime është 441.

Numri i qytetarëve më të drejtë vote në komunën e Istogut është 49 mijë e 150 votues.

Prokurori i Shtetit përmes një komunikate për media bënë të ditur se ka ndërmarrë veprimet e nevojshme për përcjelljen e rivotimit për kryetar të komunës së Istogut.

“Prokurori i Shtetit, që nga ora shtatë e mëngjesit të ditës së sotme për komunën e Istogut, ka angazhuar prokurorët e nevojshëm, të cilët do të përcjellin për së afërmi situatën gjatë procesit zgjedhor, ku janë në gjendje gatishmërie që të reagojnë aty ku do të paraqiten pengesat në procesin zgjedhor”, thuhet në komunuikatën lëshuar për media.

Rivotimi në komunën e Istogut po mbahet pas vendimit të Gjykatës Supreme, e cila i pati pranuar si të pabaza ankesat e Lidhjes Demokratike të Kosovës, e cila kishte kërkuar që të anulohen votat me postë dhe të mos ketë rivotim.

Pas numërimit të votave me kusht dhe atyre të ardhura me postë, kandidati i LDK-së për kryetar të Istogut, Haki Rugova kishte humbur kryesimin, çka kishte sjellë përmbysjen e rezultatit, duke e vënë Gani Dreshajn e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës fitues në Istog.