Ismet Hamiti: Pronar i Kodit telefonik të Kosovës do të jetë Serbia

14.11.2016 18:26
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Ismet Hamiti: Pronar i Kodit telefonik të Kosovës do të jetë Serbia

Të shtoj edhe një të zezë që i bëhet Kosovës me marrëveshjen për kodin: për herë të parë Serbisë i njihet autoriteti mbi sektorin e telekomunikacionit në Kosovë “Kosovo*”. Me nënshkrimin e autoriteteve tona dora vetë.

Nga Ismet Hamiti

Nuk është e vërtetë që Republikës së Kosovës i është ndarë “kodi shtetëror” i telefonisë. Për ta marrë kodin e vet, Kosova duhet të aplikojë në ITU , siç e përcakton kushtetuta e ITU dhe ashtu siç vepron çdo shtet i këtij planeti, gjë që autoritetet kompetente të Kosovës asnjëherë nuk kanë bërë.

Në vend të kësaj ato kanë zgjedhur të bëjnë akrobacione përmes BE-së, Austrisë e dreqit të mallkuar, për të fshehur pajtimin e tyre që telekomi serb të zgjerohet në Kosovë dhe që telekomi i Kosovës të bëhet pjesë e sistemit te telekomunikacionit serb.

Le te dihet, pronar i kodit që po trumbetohet është Serbia, kodi është gjeografik, Serbia ia jep për administrim “krahinës së vet jugore” Kosovës, si rajon gjeografik. Fakti se në ITU regjistrohet autoriteti rregullator i Kosovës si administrator i kodit nuk e ndryshon këtë të vërtetë. Në të vërtetë kjo shërben

vetëm për të gënjyer publikun e Kosovës se gjoja ITU ia ndau Kosovës kodin shtetëror. Jo pra, le të dihet, pronar i kodit është Serbia me të gjitha të drejtat që i takojnë për përdorimin e tij. Prandaj regjistrimi në ITU i ARKEP si administrator i kodit bëhet me pëlqimin e Serbisë, por ajo, si pronare që është, në të

ardhmen mund të regjistrojë në ITU kë të dojë si administrator të këtij kodi. Bie fjala, nesër mund të regjistrojë në ITU si administrues të kodit “Asociacionin e Komunave Serbe”. Dhe nuk është fare, fare, fare larg mëndsh që kjo të bëhet në një të afërm jo të largët. Dhe Kosova nuk do të ketë asnjë mundësi

për ta penguar. Me një fjalë, Serbisë i është dhënë një mjet i fuqishëm për të shantazhuar Kosovën në çdo kohë që t’i duhet sepse ndërrimi i kodit telefonik është punë e kushtueshme dhe aspak e lehtë.

Si shpërblim për këtë “nder” që po ia bëka Serbia Kosovës, pra që të regjistrojë në ITU të ARKEP si administrues të kodit të saj, lejohet operatorit shtetëror serb të zgjerohet në Kosovë, operatori shtetëror serb të ndërlidhet me operatorët në Kosovë me numeracion lokal, dhe tarifat ndërlidhëse me operatorin shtetëror serb t’i caktojë Serbia. Shkurt, autoritetet tona janë pajtuar ta kthejnë Serbinë në telekomunikacionin e Kosovës në mënyrën më domethënëse.

Të shtoj edhe një të zezë që i bëhet Kosovës me marrëveshjen për kodin: për herë të parë Serbisë i njihet autoriteti mbi sektorin e telekomunikacionit në Kosovë “Kosovo*”. Me nënshkrimin e autoriteteve tona dora vetë.

Qytetarët e Kosovës duhet ta dinë se “marrëveshja për kodin” është një mashtrim i madh, thellësisht në dëm të interesit publik dhe krejtësisht në shërbim të interesave të Serbisë.

(Autori është profesionist i telekomunikacionit)

Komentet

Komente

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Nis fushata, priten zgjedhjet

Nis fushata, priten zgjedhjet

Ekskluzive/ SHBA: Trump nuk mbështet veprimet e PD

Ekskluzive/ SHBA: Trump nuk mbështet veprimet e PD

A po përgatitet Ismet Beqiri për të kandiduar për kryetar të Prishtinës?

A po përgatitet Ismet Beqiri për të kandiduar për kryetar të Prishtinës?

Lista Srpska konfirmon kthimin në Kuvend – për të ‘penguar’ formimin e ushtrisë së Kosovës

Lista Srpska konfirmon kthimin në Kuvend – për të ‘penguar’ formimin e ushtrisë së Kosovës

Pas Listës Serbe, a do t’i kthejë Aleksandar Vuçiqi në Kuvend edhe Asociacionin e Demarkacionin?

Pas Listës Serbe, a do t’i kthejë Aleksandar Vuçiqi në Kuvend edhe Asociacionin e Demarkacionin?

Godet Koço Danaj: Pse shovinistët dhe injorantët maqedonas kanë frikë nga…

Godet Koço Danaj: Pse shovinistët dhe injorantët maqedonas kanë frikë nga…

Lëvizje e papritur: Lista Serbe nga nesër kthehet në Kuvend?

Lëvizje e papritur: Lista Serbe nga nesër kthehet në Kuvend?

Çmenden mediat e regjimit: Zaevi dhe Sela po zbatojnë platformën e Koço Danaj për Iliridën

Çmenden mediat e regjimit: Zaevi dhe Sela po zbatojnë platformën e Koço Danaj për Iliridën

Qamil Isufi zgjedhet kryetar i Rrjetit të Bizneseve Shqiptare në Zvicër (Foto)

Qamil Isufi zgjedhet kryetar i Rrjetit të Bizneseve Shqiptare në Zvicër (Foto)

Masakra e Krushës së Madhe dëshmi e gjenocidit serb në Kosovë

Masakra e Krushës së Madhe dëshmi e gjenocidit serb në Kosovë

WhatsApp-i s’duhet të jetë mburojë e terroristëve!

WhatsApp-i s’duhet të jetë mburojë e terroristëve!

BE-ja e trazuar, Ballkani pa vullnet për integrim

BE-ja e trazuar, Ballkani pa vullnet për integrim

Maqedoni: Kriza politike thellon ndasitë në shoqëri

Maqedoni: Kriza politike thellon ndasitë në shoqëri

Thaçi: Krusha e Madhe – njëri nga krimet më të mëdha të Serbisë në Kosovë

Thaçi: Krusha e Madhe – njëri nga krimet më të mëdha të Serbisë në Kosovë

Konventa e PDK-së, ​Veseli: Paralajmëron zgjedhje, PDK më e fortë se kurrë, ushtria do të bëhet

Konventa e PDK-së, ​Veseli: Paralajmëron zgjedhje, PDK më e fortë se kurrë, ushtria do të bëhet

Ekskluzive/ Xhaka: I zhgënjyer nga De Biasi, ja pse ika

Ekskluzive/ Xhaka: I zhgënjyer nga De Biasi, ja pse ika