Ismet Beqiri komenton deklaratën e Lutfi Hazirit rreth kandidatëve për Prishtinën

E publikuar: 22/06/2017 14:49
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Sekretari i përgjithshëm i Lidhjes Demokratike të Kosovës Ismet Beqiri e ka komentuar deklaratën e kryetarit të Gjilanit Lutfi Haziri, i cili tha se nuk ka emër dhe as kandidat për komuna, të caktuara nga radhët e LDK’së dhe se të gjitha propozimet janë individuale.

Beqiri ka thënë të enjten për Express se të gjithë i dinë procedurat se si shkon deri të përzgjedhja e kandidatëve për kryetar komunash.
Ai tha se nuk ka asnjë kundërshti nga qëndrimet nga ato që ka thënë Haziri, pasi vendimet, siç u shpreh ai i marrin organet e partisë.
“Mos te manipulohet nga askush me deklaratën time në Klan Kosova. Z.Haziri ka thënë që LDK nuk ka propozuar asnjë Kandidat për Kryetar Komune, kjo është e vërtetë. Unë mbrëmë kam thënë qartë se nëse do të jam kandidat për Prishtinë, besoj dhe jam i bindur që do t’i fitojmë zgjedhjet, prapa kësaj deklarate qëndroj edhe sot dhe në të ardhmen”, ka theksuar Beqiri për Express.
Sidoqoftë Beqiri ka pranuar dje se tash e një kohë ka kërkesa nga strukturat dhe qytetarët që të jetë kandidat për të parin e Prishtinës, por vlerëson se propozimet i bëjnë degët e pastaj kryesia dhe Këshilli i partisë vendos për këtë.
“Unë si Sekretar i përgjithshëm i LDK’së i di procedurat, këtu nuk kemi asnjë kundërshti në qëndrime me z.Haziri. Degët bëjnë propozimet pastaj Kryesia e LDK dhe KP vendosin. Mendimet as unë as z.Haziri nuk duam as nuk mundemi me ua ndaluar askujt t’i thonë, e vendimet i marrin organet e partisë”, ka sqaruar Beqiri.
Ndërkaq, kujtojmë se zgjedhjet lokale për kryetar Komunash është vendosur të mbahen më