Ismet Abdullahu i AAK-së u përlesh me dy persona (Video)

E publikuar: 31/03/2015 16:46
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

(I plotësuar) – Agron Borovci, zëdhënës i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës ka konfirmuar për Indeksonline arrestimin e Ismet Abdullahut dhe dy personave tjerë.

“Tre persona i ka shoqëruar policia deri në tani lidhur për një mosmarrëveshje që ka ndodhur në lagjen Ulpiana të Prishtinës. Të njëjtit janë duke u intervistuar në stacionin policor”, ka thënë Borovci.

Lajmi i fundit: Arrestohet Ismet Abdullahu i AAK-së, shtiu me armë

Ish- kandidati për kryetar të Komunës së Podujevës nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ismet Abdullahu, para disa çastesh ka shtënë me armë zjarri ndaj disa personave të caktuar, bëjnë të ditur burime të Indeksonline nga vendi i ngjarjes.

Abdullahu është përcjellur për në stacionin policor.

Rasti ka ndodhur afër selisë së partisë së Ramush Haradinaj.

Policia ende nuk ka dhënë detaje. Së shpejti më gjerësisht.

/Indeksonline/