Ismajli: Mos bini pre e njerëzve të porositur, po i mbështesim të gjitha familjet në nevojë

E publikuar: 02/04/2020 14:59
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Nënkryetari i Gjilanit, Arbër Ismajli, ka kërkuar që mos bien pre e njerëzve të porositur, të cilët krijojnë situata tendecioze, sepse Komuna është afër të gjitha familjeve në nevojë.

“Kërkojmë nga të gjithë individët që krijojnë situata në publik, që të gjitha rastet t’i adresoni tek ne, e jo të vazhdoni të bëni politika ditore me to, sepse nuk është e ndershme e as etike të luani me ndjenjat e skamnorëve. Në të gjitha rastet e publikuara nga ju, ne i kemi edhe në listat tona, ku të gjitha këto familje janë kontaktuar dhe po vazhdojnë që të ndihmohen”, tha Ismajli.

Ai ka theksuar se së bashku me të gjithë akterët komunal, në qytet dhe fshatra, po punohet në përmbushjen e nevojave dhe kërkesave të qytetarëve në nevojë.

“Ne si shtab emërgjent, po punojmë jashtëzakonisht shumë dhe pa u ndalur, në funksion të përmbushjes së nevojave dhe kërkesave të qytetarëve, veçanërisht, rasteve në nevojë. Edhe përsa i përket shpërndarjes së ndihmave, ne i kemi të gjitha listat e gjendjes sociale të familjeve në nevojë, poashtu, jemi në kontakte direkte me kryetarët e këshillave të fshatrave dhe kryetarët e lagjeve të qytetit, dhe është duke u bërë shumë punë e madhe organizative në këtë drejtim, për t’i përfshirë të gjitha familjet në nevojë”, ka deklaruar Ismajli.