Ismaili: Rinia gjilanase në Dekadën e Re, gjen të ardhmen e vet

E publikuar: 03/07/2018 23:20
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Edhe ky kuvend zgjedhor, ka jehonën e vet, sepse sot për Juve ka filluar një Dekadë e Re, duke i takuar Rinisë Demokratike me fuqinë më të madhe në vend, me mbi 20.000 të rinj, nga mosha 16 deri 25 vjeç, të renditur në struktura si organizata më e madhe politike në vend, theksoi Uran Ismaili.
Rinia Demokratike, në Gjilan, në një atmosferë të jashtëzakonshme, filloi punimet e Kuvendit zgjedhor, nga ku do të dalin strukturat e reja të zgjedhura me votë të rinisë që do të përfaqësojnë rininë e komunës së Gjilanit, në Dekadën e Re.
Nga Kryesia qendrore e PDK-së, në Kuvend zgjedhor, ishin të pranishëm Uran Ismaili, nënkryetar i PDK-së dhe deputeti, Zenun Pajaziti, kryetar i Degës së PDK-së në Gjilan si dhe Betim Gjoshi, udhëheqës i procesit zgjedhor i Rinisë Demokratike në nivel vendi.
Në fillim të mbledhjes, u prezantua raporti përmbledhës i punës gjatë mandatit të shkuar të Rinisë Demokratike me ç’rast u vlerësua angazhimi i të rinjve me aktivitete të ndryshme, me fushata dhe aktivitete humanitare të Rinisë Demokratike në Gjilan, prezantim nga Burhan Isufi, kryetari i deritashëm i Rinisë Demokratike, duke shtuar se Familja jonë politike është me bazë në UÇK-në, dhe aktivizmi i rinisë tonë u rikonfirmua me 42 nëndegë me mbi 850 aktivistë në të gjitha pjesët e komunës së Gjilanit.
Në fjalën e tij, Kryetari i Degës, Zenun Pajaziti, theksoi se rinia është rikthyer fuqishëm me rininë, duke ofruar sigurinë e ndryshimit sepse kjo rini është e predispozuar për suksese dhe të arritura në nivel komunal dhe nacional.
“Rinia triumfuese, e cila sot është mbledhur dhe e gatshme për të vepruar me Dekadën e Re, është garanci për të sotmen dhe të ardhmen tonë. Ju uroj sukses dhe zgjedhje të mira, me rini dinjitoze që sot do të përfaqësoj komunën ndërsa nesër edhe shtetin tonë”, theksoi Zenun Pajaziti.
Nënkryetari i PDK-së, Uran Ismaili, në fjalën e tij theksoi rëndësinë e procesit zgjedhor, duke lavdëruar angazhimin e rinisë gjatë mandatit të kaluar, e cila u ballafaqua me sfida të ndryshme, por duke dëshmuar përgjegjësi që sot, gjendet para një procesi të marrjes së përgjegjësive të reja.
“Të rinjtë e Gjilanit kanë ditur të marrin përgjegjësi dhe që nga sot, jeni pjesë e fillimit për një qeverisje të re për Gjilanin. Dekada e Re përbëhet nga më të mirët e vendit tonë, duke u bërë edhe pjesë e përgjegjësive të shtetit tonë. Gjilani ka fuqi të bëj ndryshimin. Të mos lejojmë që Gjilani të mbetet trampolinë politike, pa fryte për qytetarët”, theksoi Uran Ismaili, duke theksuar se rinia gjilanase në Dekadën e Re, gjen të ardhmen e vet.
Z. Ismaili theksoi se jehona e kuvendeve zgjedhore në krejt vendin, po shkaktojnë jehonë e cila ndjehet fuqishëm në Prishtinë.
“Edhe ky kuvend zgjedhor, ka jehonën e vet, sepse sot për Juve ka filluar një Dekadë e Re, duke i takuar Rinisë Demokratike me fuqinë më të madhe në vend, me mbi 20.000 të rinj, nga mosha 16 deri 25 vjeç, të renditur në struktura si organizata më e madhe politike në vend. Ju jeni edhe bartës të përgjegjësive për ndryshimet historike në vendin tonë, në Republikën e Kosovës, andaj, ju inkurajoj të zgjidhni më të mirët, të bëni ndryshimin në Gjilan, sepse, vetëm ju mund ta bëni këtë”, theksoi Uran Ismaili në fjalën e tij, duke i ftuar të sjellin frymën ekipore në punë. Ai po ashtu theksoi se ata kanë përkrahjen pa rezervë të kryetarit Veseli dhe Partisë Demokratike të Kosovës.
Më pastaj, Kuvendi vazhdoi punimet me procesin zgjedhor ku të rinjtë gjilanas treguan interesim të madh në këtë proces.

Të NgjajshmeRregullat e reja të Trump për emigrantët Harrojeni Rita Orën, nëna e saj ju çmend me këto poza joshëse Ekipi i ngujuar në shpellë në Tajlandë merr ndihmën e parë mjekësore dhe ushqim Anglia në çerekfinale të Kupës së Botës, mund me penallti Kolumbinë “O daj o daj” së shpejti nga Sinan Vllasaliu Austria e gatshme të mbrojë kufijtë nga emigrantët/Infosot/