Islandezët para ndeshjes me Nigerinë i japin përkrahje portierit nigerian që nuk arriti të udhëtojë për në Kampionatin Botëror shkaku i leukemisë

E publikuar: 19/06/2018 23:03
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kombëtarja e Islandës i kanë dhënë përkrahje portierit nigerian Carl Ikeme, që po vuan nga leukemia akute. 

Portierit i Wolves i është dhënë një vend nderi në ekipin e ‘Super Shqiponjave’ me 24 lojtarë, pasi po lufton me këtë sëmundje.

Ikeme, 32 vjeçar, ka munguar në të gjithë sezonin 2017/18 prej kur u diagnostikua me kancerin në gjak.

Ish bashkëlojtari i tij Jon Dadi Bodvarsson së bashku me bashkëlojtarët te Islanda, i ka dërguar një mesazh Ikemes në rrjetet sociale.

Islanda luan ndaj Nigerisë të premten, ndërsa sulmuesi i Reading, e ka postuar në rrjetet sociale, fanellën e Islandës me emrin e Ikemes në shpinë.

“Të gjithë Kombëtarja e Islandës  janë me ty Carl Ikeme”, ka shkruar ai.

Ikeme e kishte të pamundur të udhëtonte në Rusi që të luajtur me kombëtaren e tij në këtë garë.

Nigeria janë në grup me Islandën, Argjentinë dhe Kroacinë.

Kroacia ka tri pikë, pasi e ka mposhtur Nigerinë 2-0.

Trajneri Gernot Rohr i Nigerisë kishte thënë para nisjes së Kampionatit: “Deri në momentin e fundit, ekzistonte mundësia e futjes së tij në listën e lojtarëve. Carl Ikeme do të jetë lojtari ynë i 24-të në Kampionatin e Botëror”. /Telegrafi/