ISIS shënon Kosovën dhe Shqipërinë në vendet që do t’i sulmojë

E publikuar: 25/11/2015 19:05
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Xhihadistët e Shtetit Islamik kanë vazhduar të kërcënojnë vendet perëndimore. Kësaj radhe këtë e kanë bërë përmes një video dramatike të publikuar, në të cilën kërcënojnë me sulme terroriste në mbarë botën.

Kërcënimi i tyre u është drejtuar 60 shteteve botërorë, të paraqitura me flamur, ku në mesin e tyre është edhe Maqedonia, Shqipëria, Kosova, Serbia, Bosnja, Kroacia dhe Sllovenia.

Vendet që kanë marrë kërcënime, sipas ISISit, janë pjesë e koalicionit të djallit i krijuar kundër tyre.

Në video paralajmërohet se këto vende do të “djeg zjarri i luftës.”

“Ne adhurojmë vetëm All-llahun. Amerika thotë se e ka ushtrinë më të fuqishme në histori. Ju mund të jeni të fortë në numër dhe armë, por ushtarët tuaj janë të frikësuar. Ata kthehen në shtëpi çdo vit 6,500 prej tyre kanë kryer vetëvrasje “, thuhet në video.

“Aleati ynë është më i madh. Ai është All-llahu, dhe çdo gjë shkon tek ai”.