ISIS sërish kërcënon Ballkanin

E publikuar: 14/07/2017 12:29
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Derisa në Mosul po kremtohet fitorja mbi xhihadistët, organizata famëkeqe terroriste Shteti Islam vazhdon të kërcënojnë vendet e Ballkanit, transmeton Index.

Në edicionin e fundit të revistës xhihadiste Rumia, propagandistët e Shtetit Islam u bëjnë thirrje simpatizantëve të vet që të vrasin taghut (gjithë ajo që dhurohet jashtë Allahut).

Në tekstin me titull “Nëse ju ktheheni, edhe ne do të kthehemi”, Shteti Islam i bën thirrje simpatizantëve në Ballkan që të shikojnë “vëllezërit nga lindja dhe perëndimi”, transmeton Index.

Së bashku me tekstin janë paraqitur edhe fotografitë e reis-ul-ulema i Bashkësisë Islame në Bosnjë Husein Kavazoviq, zëvendësit të tij Husein Smajiq, si dhe myftiut të BI të BeH, të cilët i përshkruajnë si  “mbetjet e islamit”.