ISIS kërcënon Shqipërinë, Kosovën dhe Ballkanin: S’ju kemi harruar… (Foto)

E publikuar: 08/06/2017 15:04
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Edhe pse është nën bombat e aleatëve ushtrisë së kurdëve në Siri dhe Irak, ISIS ka lëshuar një tjetër kërcënim ndaj vendeve të Ballkanit, përcjell Albeu.com.

Ata kanë premtuar gjak dhe hakmarrje ndaj popullsisë sllave dhe shqiptare në Ballkan, dhe sipas tyre kjo do të ndodhë shumë shpejtë.

Kërcënimi është bërë nëpërmjet versionit të Ballkanit të revistës së ISIS “Rumiyah Magazine” ku kërcënohen ta pafetë në Shqipëri, Kosovë, Bosnje, Maqedoni dhe Shqipëri.

“Ne nuk kemi harruar ballkanin, dhe nuk do ta harrojmë. Vetëm kemi qenë pak të zënë, dhe ja tani ku kthehemi sërish. Ne nuk kemi harruar qafirat serb. Skemi harruar vrasjet e muslimanëve në Bosnjë dhe Kosovë. E as shkatërrimet e xhamive dhe shtëpive. Për të pafetë e Ballkanit, ku do që të jenë ata, në Bosnjë, Sanxhak, Shqipëri, Kosovë Maqedoni kudo që të fshiheni ne do tju gjejmë me lejen e Zotit”., – shkruan revista e ISIS, përcjell Albeu.com.

Vetëm gjatë mbrëmjes së djeshme, u vra në Siri Lavdrim Muhaxheri, lideri i grupit të shqiptarëve që luftojnë në krah të grupit terrorist të ISIS në Siri.