ISIS-i ka marrë 550 familje irakiane si mburojë të gjallë

E publikuar: 21/10/2016 15:12
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

“Shteti Islamik” ka marrë 550 familje nga fshatrat rreth Mosulit për t’i përdorur si mburojë të gjallë në rast se forcat irakiane i afrohen, ka thënë një zëdhënëse e OKB-së për të drejtat e njeriut.

Sipas informacioneve të vërtetuara, zëdhënësja e OKB-së ka thënë se në bazë të hetimeve të bëra, militantët islamikë kanë vrarë 40 civilë në një fshat, raporton “Reuters”.

Në fillim të kësaj jave, Organizata Ndërkombëtare për Migrim (IOM) është alarmuar për kthimin e Mosulit në kasaphane, në tentativë për ta rimarrë dhe armëve kimike që militantët mund t’i lëshojnë, dhe e keqja tjetër, përdorimi i civilëve si mburojë e gjallë, ndërmjet dy palëve. /Express/