ISIS i heq kokën një studenti sirian, nën dyshimin se kishte lidhje me forcat e regjimit

E publikuar: 03/09/2015 21:13
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Militantët e Shtetit Islamik kanë ekzekutuar një student sirian në qytetin Shaddadi, provincës Hasakah në verilindje të Sirisë, raportojnë mediat locale.
Ahmed Shihab, 24, u arrestua në qershor me akuzat se kishte lidhje me forcat e regjimit të presidentit sirian Bashar al-Asad, transmeton Gazeta Blic.
Viktimës i është hequr koka para një turme njerëzish në sheshin public të Shaddadit.
“ISIS e ka ekzekuar atë me akuzat se kishte lidhje me forcat e regjimit, por kjo është një gënjeshtër,” janë deklaruar familjarët.
Familja e përshkruan atë si nxënës të përkushtuar. Ai kishte shkuar në Shaddadi për të vizituar familjarët dhe më pas u arrestua nga militantët e ISIS-it.