Ishulli në formë patkoi i formuar nga një shpërthim vullkani, afro 4 mijë vite më parë (Foto)

E publikuar: 28/11/2018 09:41
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Para afro 4,000 vitesh, Antarktiku është goditur prej një shpërthimi enorm të vullkanit, që besohet të jetë më i madhi në atë kontinent, që prej Epokës së Akullnajave.

Shkencëtarët besojnë se ishte aq i fuqishëm dhe nxori shumë llavë dhe hi, njëjtë sikurse shpërthimi në Mount Tambora në Indonezi më 1815, që mbyti 90,000 njerëz dhe e solli atë që njihet si ‘vitin pa verë’, transmeton Telegrafi.

Derisa mendohej se ky aktivitetet ka ndodhur para 8,300 vitesh, hulumtimet e fundit tregojnë se është shumë më i ri, ndërsa tregon se është një prej vullkaneve më të reja arktike.

Forma si patkua e ishullit

Këtij ishulli që njihet si Deception Island, i krijuar para 4,980 vitesh nga rrjedha vullkanike, i është shembur një pjesë e konsiderueshme. Gjë që edhe ia ka dhënë dukjen karakteristike, sikur patkoi i kalit.

Gjetjet e fundit, pritet të tregojnë më shumë rreth formës së shtresimit, koreve të sedimentit, si dhe ndryshimeve klimatike të atij regjioni. /Telegrafi/