“Ishulli i Pasqyrave” në të cilin jetojnë 200 binjakë (Foto)

E publikuar: 15/09/2018 02:43
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Një ishull tropikal në Filipine është bërë i famshëm për faktin se në të jetojnë mbi 200 binjakë, duke bërë kështu që banorët të dominohen nga binjakët.

Shkollat, shtëpitë dhe familjet e ishullit Alabat janë të njëjta, ashtu sikurse janë binjakët apo binjaket identike, transmeton Telegrafi.

Binjakët e fundit të këtij ishulli janë foshnjat Gian dhe John, të cilët janë pritur me ngrohtësi nga banorët. Sipas legjendës lokale, rritja e numrit të binjakëve në Alabat filloi gjenerata më parë.

Tani jetojnë 78 binjakë jo identikë të njëjtës gjini dhe 22 tjerë identikë, por ka edhe shumë të tjerë që nuk janë të njëjtës gjini. Ata vishen njëjtë derisa arrijnë moshën madhore.

Binjaket më të moshuara në këtë ishull tani janë 86-vjeçe, bëhet fjalë për Eudosia dhe Antonia Meras, të cilave u kanë vdekur burrat shumë vite më parë. /Telegrafi/