Ishujt Faroe – Kosova, formacionet zyrtare: Dardanët synojnë triumfin e radhës në Ligën e Kombeve, Challandes me katër ndryshime

E publikuar: 14/10/2018 17:09
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ishujt Faroe dhe Përfaqësuesja e Kosovës kanë publikuar tashmë formacionet zyrtare për ndeshjen e radhës në Ligën e Kombeve, e cila është e paraparë të zhvillohet nga ora 18:00.

Kosova është mysafire e Ishujve Faroe në ndeshjen e katërt të Grupit 3 në Ligën D, aty ku është lider me 7 pikë.

Ekipi i drejtuar nga Bernard Challandes synon fitoren e radhës në këtë grup për të katapultuar pozitën e parë në këtë grup.

Në anën tjetër, vendasit e Ishujve Faroe kanë vetëm një fitore nga tri ndeshjet e para, por synojnë fitoren e dytë pasi do të ishin edhe ata në hap me pozitën e parë.

Festa e futbollistëve të Kosovës pas golit të Muriqit ndaj Maltës në Prishtinë

Challandes ka vendosur t’i bëjë katër ndryshime në formacion, ku njëri vjen shkaku i mungesës së Hekuran Kryeziut në mesfushë dhe Benjamin Kolollit në mbrojtje, ndërsa trajneri i Ishujve luan me formacionin më të mirë.

Te Kosova titullarët e rinj janë: Ardin Dallku do të luaj në qendër të mbrojtjes dhe Fidal Aliti do luaj si i majtë. Idriz Voca në mesfushë së bashku me Herolind Shalën, ndërsa Milot Rashica ka zënë vendin e Arbër Zenelit.

Ishujt FaroeNielsen, V. Davidsen, A. Gregersen, Nattestad, Baldivansson; Hansson, Faero, Rolantsson, Joensen; Hendriksson; Edmundsson. 

KosovaUjkani; Vojvoda, Rrahmani, Dallku, Aliti; Shala, Voca; Zhegrova, V.Berisha, Rashica; Nuhiu.  

/Telegrafi/