Ishte ndërtuar për të lansuar raketa bërthamore gjatë Luftës së Ftohtë, familja 15-anëtarëshe e shndërrojnë në shtëpi (Foto/Video)

E publikuar: 03/05/2018 14:20
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Një familje “unike” e cila për shumë vite jetoi në një ish-bazë ushtarake të ndërtuar gjatë Luftës së Ftohtë, nga ku planifikoheshin të lansohen raketat bërthamore, është nxjerrë në shitje për vetëm 1.5 milion dollarë.

Jim dhe Anna Cleveland kishin blerë këtë pronë në vitin 2013, pasi që të dy kishin konstatuar se kanë nevojë për hapësirë dhe shtëpi më të madhe për t’i rritur 13 fëmijët e tyre, transmeton Telegrafi.

Pas shumë investimeve ata arritën që kompleksin ushtarak në Dakodën e Veriut ta shndërrojnë në një shtëpi të përkryer. Kjo pronë ishte destinuar të shërbej si bazë ushtarake nga ku do të lansoheshin raketat bërthamore gjatë Luftës së Ftohtë.

Ushtarakët kanë konsideruar se ajo ishte linja e fundit mbrojtëse për të rrëzuar raketat ndërkontinentale të Rusisë, që ka mundur t’i shkrepë nga Poli i Veriut.

Jim, 57, dhe Anna, 44, ishin njoftuar në një faqe të internetit, pasi që të dy kishin humbur partnerët e tyre nga kanceri. Dhe si rezultat i bashkimit të tyre ata i kanë 13 fëmijë, pesë janë të Jimit nga lidhja e mëhershme dhe shtatë të Annas, si dhe një vajzë si fryt i dashurisë së tyre.

Dhe pasi që kishin shumë fëmijë, kishin nevojë për një shtëpi të madhe, kështu baza ushtarake ishte e përkryer për ata. Me kalimin e viteve ata u dashuruar në shtëpinë e re, madje vajza e tyre ka organizuar ceremoninë martesore në këtë bazë.

Por, pasi që ata tani janë të rritur dhe kanë vendosur të jetojnë vetëm, kanë nxjerr në shitje pronën që është vetëm 10 milje larg kufirit me Kanadanë.

“Në kohën kur e kemi blerë jetonin të gjithë fëmijët me ne, por pasi që janë rritur dhe kanë vendosur të jenë të pavarur kemi vendosur ta shesim. Ajo ka mijëra metra katrorë, dhoma gjumi dhe hapësirë të mjaftueshme për aktivitete sportive. Ajo është e ndërtuar nën tokë dhe ka mure shumë të trasha që mund t’i rezistojnë sulmeve bërthamore”, ka shtuar Jim. /Telegrafi/