Ishte me leukemi por doli edhe pozitiv në testin me Covid-19, kërkoi nga mjekët që ta shpëtojnë jetë dikujt tjetër, me 27 mars ndërron jetë 30 vjeçari

E publikuar: 30/03/2020 22:31
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Një burrë i cili humbi betejën me leukeminë, pasi rezultoi pozitiv edhe me coronavirus, u tha mjekëve të shpëtojnë jetën e dikujt tjetër në vend të tij.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, Liam Downing, 30-vjeçar nga Anglia, e kuptoi se ishte i infektuar me Covid-19, vetëm disa ditë pasi ishte pranuar në spital më 16 mars, ndërsa kishte simptoma të dyshimta.

Mjekët ishin shprehur se nuk mund të bënin asgjë më shumë për të kuruar kancerin, që e kishte luftuar për dy vjet.

Ai më pas mori vendimin që të mos pranonte ilaçe, pasi nuk dëshironte të shtonte presionin e Shërbimit Shëndetësor Kombëtar (NHS).

Liam ishte shprehur se dëshironte të kursente paratë e NHS-s, në mënyrë që ata të shpëtonin jetën e dikujt tjetër, ndërsa vdiq më 27 mars, pesë ditë pasi festoi ditëlindjen e tij të 30-të.

Motra e tij, Laura tha se përkundër dhimbjes dhe simptomave të coronavirusit, Liam kishte mbajtur buzëqeshjen deri në fund të jetës së tij.