Ishte lodhur prej lojërave që ia bënte bashkëshorti, i hakmerret pikërisht për Shën Valentin (Video)

E publikuar: 14/02/2018 21:52
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Bashkëshortja e mllefosur me lojërat që ia bënte burri, ka vendosur t’ia mbulojë veturën me zemra dhe fotografi me fytyrën e saj.

Mark Hoyle nga Britania e Madhe, mbeti i tronditur ku pa se si Roxanne, i kishte dhënë makinës Nissan Qashqai një ‘tretman dashurie’, transmeton Telegrafi.

Pas minutës së dytë, në videon e postuar më poshtë, mund të shihni reagimin e 30-vjeçarit, kur pa se çfarë befasie i bëri bashkëshortja, tri vite më e vjetër, pikërisht për Shën Valentin.

“Njerëzit i binin borisë dhe ma bënin me dorë, teksa nuk hezitonin të fotografoheshin pranë fotografive. Mendonin se i kam bërë vet”, ka thënë Hoyle.

Megjithëse ra pre e kësaj, ai ka thënë se nuk është mllefosur, por se do ta tallë së shpejti bashkëshorten për t’ju hakmarrë.