Ishte infektuar me Covid, vdes ish-ministrja shqiptare

E publikuar: 19/12/2020 22:50
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ish-Ministrja e Bujqësisë gjatë regjimit komunist, Themie Thomai nuk ka mundur të mposhtë Covid-19

Ajo ka humbur jetën mbrëmjen e sotme në moshën 75-vjeçare.

Thomai ka qenë Ministrja e Bujqësisë e cila qëndroi në këtë post për 13 vite, nga viti 1975 deri në vitin 1989, raporton Ora News.

Ajo gjithashtu ka qenë anëtare e Byrosë Politike dhe e Komitetit Qendror të PPSH-së.