Ishte grabitur si pesëvjeçar, emocionohet kur takohet me nënën pas 40 vitesh (Foto)

E publikuar: 16/09/2018 19:38
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Sun Gongguang që është kidnapuar kur ka qenë pesëvjeçar, u takua me nënën e tij pas 40 vitesh.

Një organizatë që merret me gjetjen e njerëzve të humbur, e ka gjetur më kë përputhet ADN-ja e tij, andaj ai është kthyer në vendlindjen Zhong të Kinës, ku u takua me të ëmën Deng Xianiy, transmeton Telegrafi.

Takimi emocionues është bërë në prani të shumë familjarëve, të cilët u mblodhën ta shohin kushëririn që e kishin pritur për afro 38 vjet.

Gongguang, i lindur si Hu Shengming ishte grabitur gjatë vitit 1980, derisa po udhëtonte me babanë dhe ndodhej në një stacion trenash në Henan.

Ishte hera e fundit që do e shihte të atin, i cili bëri aq sa mundi për ta gjetur, megjithëse me mangësi të mëdha teknologjike.

Fillimisht, atë e kishin dërguan në një jetimore, për ta shitur më pas te një çift bashkëshortor, të cilët e riemëruan dhe e rritën si të vetin.

Tani 43-vjeçar, ndjehet i lumtur që gjeti prindërit biologjik, pasi u paraqit në një zyrë policore në 2016, ku e dha gjakun, për bazën e të dhënave të ADN-së.

Shumë familjarë e pritën, kur shkoi në vendlindje

Bashkë me gruan e tij, ai është takuar dhe e përqafoi sërish nënën, pas afro katër dekadash. Mirëpo, jo edhe babanë, i cili ka kohë që është ndarë nga jeta.

Xianiy e cila mbushë 70 këto ditë, ka thënë se kthimi i të birit, është ‘dhurata më e mirë për ditëlindje’. E përlotur, ajo i ka thënë Sun se babai ti ‘shqeu disa palë këpucë’, në përpjekje që ta gjente po e kishte të kotë.

Nuk dihet nëse ai do të qëndrojë në vendlindje me nënën biologjike, apo t’i kthehet familjes adoptuese. /Telegrafi/