Ishte dehur dhe rrahu tre persona, arrestohet futbollisti shqiptar

E publikuar: 18/08/2017 20:10
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Futbollisti shqiptar ishte duke udhëtuar me makinën e tij Mercedes, nën efektin e alkoolit.

Por, gjatë rrugës ka përplasur një makinë, duke lënë të plagosur 3 persona.

Bëhet fjalë për futbollistin shqiptar Elvis Kabashi, ish lojtar i Juventusit, i cili vite më parë refuzoi madje edhe kombëtaren shqiptare.

Aksidenti ka ndodhur sot, orët e para të mëngjesit në Forte dei Marmi në një provincë të Italisë.

24 vjeçari ka qenë duke drejtuar mjetin nën efektin e alkoolit dhe tej normave të shpejtësisë. Si pasojë e kësaj të fundit, shqiptari ka goditur nga pas një automjet dhe ka plagosur drejtuesin e saj, një turist arab.

Por pas goditjes, makina e tij ka “fluturuar” në korsinë tjetër dhe ka goditur edhe një motor duke plagosur gjithashtu dy persona të tjerë, një femër 33 – vjeçare dhe një burrë 41 – vjeçar.

33 – vjeçarja ndodhet në reanimacion, në gjëndje të rëndë.

Policia, e cila ka mbërritur në vendin e ngjarjes, ka arrestuar Kabashin, si dhe ka evidentuar se ai ishte nën efektin e alkoolit.