Ishin aq të dehur sa që nuk munden të kalonin rrugën assesi, as pas 10 minutash (Video)

E publikuar: 27/09/2017 13:57
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kjo video qesharake tregon momentin kur dy burra të dehur qëndrojnë afër një vendkalimi në një rrugë, duke mos qenë të aftë për të kaluar matanë rrugës.

Sipas asaj që shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, ka qenë një skocez nga Edinburgu ai që ka marrë pamjet në të cilat shihen dy burrat, në një pikë pushimesh në Benidorm, Spanjë, më 26 gusht.

Madje, njëri nga burrat ishte aq “i lodhur” nga përpjekjet e tij për ta kaluar rrugën, sa që iu desh edhe një pushim.

Dëshmitari kishte shkruar: “Ne i pamë ata për rreth 10 minuta dhe ata thjesht nuk mund të kalonin rrugën”. /Telegrafi/