Ish-ushtari i UÇK-së i del në ndihmë familjes që ta gjejë gruan e zhdukur në Prishtinë

E publikuar: 12/11/2019 14:26
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ish-pjesëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Ridvan Tahiri, ka bërë të ditur që nga sot do të angazhohet në mënyrë private, ta gjejë Remzie Mustafën, gruan e humbur në Prishtinë.

Po bëhen gati një javë që kur Remzie Mustafa, 59 vjeçare ka humbur në Prishtinë.

Njëri nga fëmijët e saj po kërkon ndihmë ndihmë vazhdimisht nga qytetarët për ta gjetur atë.

Sipas informatave ajo ka dal nga shtëpia të mërkurën e 6 nëntorit nga ora 17:00 dhe ende nuk dihet asgjë për fatin e saj.

E ndërsa ka qenë Ridvan Tahiri, një ish-pjesëtar i UÇK-së dhe tani themelues i një agjencisë për siguri private në Kosovë, që ka ofruar ndihmë tek familja dhe Policia, që t’i bashkohet kërkimit për gruan e humbur.

Ai mbrëmë në një status në Facebook ka kërkuar ndihmë nga miqtë që të bëhen bashkë me të dhe ta gjejnë Remzie Mustafën.

Tutje Tahiri ka treguar vendet që do të kërkohen për ta gjetur atë.

“Do të kërkohet në ndërtesa të pa banuara, garazhda të pashfrytëzuara, park dhe male përreth, si dhe bodrume të banesave”, ka shkruar ai.

Sipas tij të gjitha këto kërkime do të bëhen me leje të pronarve të këtyre pronave.

Ndërkaq familja ka lëshuar për thirrje edhe një numër të telefonit në rast ndonjë informacioni rreth Remzie Mustafës.

Familja ka lutur të gjithë që të telefonojnë në numrin 044226678, për çdo informatë.