Ish-sulmuesi i Liverpoolit, Emile Heskey: Salah mund të largohet nëse klubi nuk e fiton titullin

E publikuar: 06/02/2019 01:58
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Liverpooli rrezikon ta humbë Mohamed Salahun nëse nuk e fiton Ligën Premier këtë sezon, ka thënë ish-sulmuesi i Redsave, Emile Heskey.

Pas barazimit ndaj West Ham Unitedit dhe pas fitores së Manchester Cityt kundër Arsenalit, skuadra e Jurgen Klopp tash është vetëm tri pikë përpara kampionit në fuqi të Ligës Premier.

Mohamed Salah (Foto: Matthew Lewis/Getty Images/Guliver)

Gjatë një interviste ekskluzive për Express Sport, Heskey (i cili dikur ishte transferimi rekord i Liverpoolit – në vitin 2000 u transferua për 11 milionë funte nga Leicester City) ka thënë se ish-skuadra e tij mund ta humbë egjiptianin nëse dështon ta fitojë titullin këtë sezon.

“Gjithmonë ekziston rreziku (që lojtarët duan të largohen)”, ka thënë 41-vjeçari kur është pyetur në lidhje me Salah.

Emile Heskey (Foto: Harry Hubbard/Getty Images/Guliver)

Ish-futbollisti anglez mendon se futbollisti kryesor i Liverpoolit mund të tundohet nga dëshira për të fituar tituj të mëdhenj. Mirëpo, thotë se mbështetja e madhe që ka në Anfield mund ta mbajë më gjatë te klubi anglez.

“Lidhja ndërmjet lojtarëve dhe tifozëve të Liverpoolit është shumë e madhe aq sa ata duan ta provojnë sërish”.

“Nuk po them se ata (Salah, Roberto Firmino dhe Sadio Mane) do të shkojnë, por kanë edhe shumë arsye për të qëndruar”, ka deklaruar Heskey. /Telegrafi/