Ish-prokurores Badivuku i vërtetohet dënimi me tri vjet burgim

E publikuar: 16/05/2018 11:20
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Gjykata e Apelit ka vërtetuar dënimin me tri vjet burg për ish-prokuroren nga Mitrovica, Vahide Badivuku, që i ishte shqiptuar nga Gjykata Themelore e Prishtinës në prill të vitit 2016, raporton KTV.

Kjo është hera e tretë që Apeli vërteton dënimin e saj për veprën penale marrje ryshfeti, pasi Gjykata Supreme dy here ia kishte kthyer rastin në rivendosje. Përveç Badivukut, në rastin e saj ishin dënuar edhe Idriz Kelmendi e Isak Smakolli për veprën penale dhënie ryshfeti.

Kelmendi ishte dënuar me 1 vit burgim ndërsa Smakolli me gjobë. Gjykata e Apelit, lidhur me këtë rast që është një prej rasteve të shënjestruara për liberalizim vizash, në fillim të këtij muaji kishte mbajtur seancë ku ishin shqyrtuar ankesat e palëve.