Ish presidenti Bush në kujdes intensiv, hospitalizohet edhe bashkëshortja Barbara

E publikuar: 18/01/2017 22:58
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ish presidenti amerikan, George Bush është vendosur në kujdesin intensiv për shkak të pneumonisë ndonëse raportohet se gjendja e tij është “stabile”.

Ai është dërguar në spital para katër ditësh në Houston të Teksasit, pasi ka pasur probleme me frymëmarrje.

Zëdhënësi i familjes Bush, Jim McGrath, ka thënë se edhe bashkëshortja e ish presidentit, Barbara Bush është hospitalizuar për shkak të lodhjes dhe kollitjes.

McGrath ka thënë se më 18 janar Bushit të vjetër i janë dhënë qetësues me qëllim të pastrimit të kanaleve të frymëmarrjes, ndërsa në kujdes intensiv po mbahet nën mbikqyrje.

Zoti Bush është ish-presidenti më i moshuar i gjallë i Shteteve të Bashkuara, dhe babai i presidentit tjetër amerikan, George Bush i Riu./rel/