Ish-pjesëtari kosovar i ISIS’it rrëfen historinë e tij

E publikuar: 27/10/2016 18:03
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Liridon Kabashi ka rrëfyer historinë e tij, sesi u bind që për tre muaj të shkojë në Siri bashkë me disa shokë të tij
Ai tha se ishte periudhë kur ishte në depresion pasi i kishte vdekur nëna, dhe ishte i bindur se rrugëtimi i tij ishte për të ndihmuar njerëzit, siç kishin ndihmuar të huajt në Kosovë, gjatë luftës, shkruan Express.

“Jam nisur në Siri bashkë me dy shokët e mi. I bindur se isha në rrugë të drejtë. Para pak ditësh me kishte vdekur nëna, dhe kjo ishte një arsye shtesë”, tregoi ai duke folur në konferencën ndërkombëtare mbi luftimin e ekstremizmit të dhunshëm.

Ai tregoi se kur mbërriti atje pa se aty ishte një ideologji vrastare, dhe betohet se nuk i mori jetën askujt.

“Faleminderit Allah që më mbrojte”, falënderoi ai Zotin derisa fliste i emocionuar për përvojën e tij, duke u zotuar se është i gatshëm të kontribuojë në deradikalizimin e të tjerëve.

Ai bëri thirrje që të mos fajësohen myslimanët për gabimet e besimtarëve, ashtu siç të mos fajësohet i gjithë kombi për gabimin e disa shqiptarëve. /GazetaExpress/

TEMAT:ISISLIRIDON KABASHIRREFIM