Ish-oficeri i UÇK’së: Agim Ramadani s’ka qenë në LDK, ishte pjesë e LKÇK’së

E publikuar: 19/04/2019 23:28
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ish-oficeri i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Fadil Demiri, thotë se Agim Ramadani nuk ka qenë asnjëherë pjesë e Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Demiri, mendon se opinioni është manipuluar në vazhdimësi rreth angazhimit të heroit të kombit në themelimin e partisë që tani udhëhiqet nga Isa Mustafa.

“Agim Ramadani nuk ka qenë në LDK. Agim Ramadani ka qenë anëtar i LKÇK’së, atë e di saktë. Pra në aspekt akademik ka qenë në LKÇK”, u shpreh Demiri në emisionin “Blic InterVieë”, derisa përmendi edhe takimin e fundit me të “herën e fundit kur jemi pa, ka qenë natën e bombardimeve”.

Po në këtë emision ish-oficeri mohoi ekzistencën e FARK’ut.

“FARK’u në kuptimin e emrit ka qenë paksa imagjinar. Edhe dokumentet janë lëshuar si UÇK. Nuk e di a ka pa ndokush FARK. FARK ka qenë ide e vjetër, e kanë quajtur FARK, por FARK nuk ka pas. Askush nuk ka mbajt shenjë të FARK’ut”, tha ai.