Ish-ministri i Tregtisë thotë se Hoxhaj e Pacolli më herët nuk ishin pro masës së importit

E publikuar: 07/11/2018 17:53
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

sh-ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Bajram Hasani, ka komentuar vendimin e fundit të marrë nga Qeveria e Kosovës, sipas së cilit, u vihen taksa prej 10 për qind produkteve të importuara nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina.
Bajram Hasani, i cili para disa muajve u shkarkua nga ministri i Tregtisë dhe Industrisë, T7 ka folur rreth sanksionimit të produkteve serbe e boshnjake.

Hasani ka thënë se pati propozuar edhe më parë që të taksohen produktet serbe, por thotë se ka pasur kundërshtarë brenda kabinetit të Ramush Haradinajt.

Ish-ministri tregon se dy zëvendëskryëministrat Enver Hoxhaj e Behgjet Pacolli ishin kundër sanksionimit pasi, sipas tij, janë arsyetuar se do të ketë reagime.