Ish-ministri i Shëndetësisë lirohet nga akuza për ngacmim seksual

E publikuar: 07/08/2019 15:05
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ish-ministri i Shëndetësisë, Numan Baliq është liruar nga akuza për ngacmim seksual.

Këtë lajm e ka bërë publik vet Baliq me anë të një stasusi në llogarinë e tij në Facebook.

Ai ka postuar edhe aktvendimin e Gjykatës Themelore në Pejë përmes së cilit lirohet nga akzua.

Prokuroria Themelore e Pejës kishte ngritur aktakuzë ndaj Baliqit, me çka dyshohej se nga muaji gusht i vitit 2018 në vazhdimësi e ka ngacmuar praktikanten e Spitalit Rajonal të Pejës duke i shkruar mesazhe me përmbajtje ngacmimi në telefon dhe duke i dërguar edhe letra.
Bazuar në aktakuzë Baliq i kishte dhënë letra me përmbajtje ngacmimi dëshmitares A.K., për t’ia dërguar praktikantes, letra të cilat më pas i kishte lexuar dhe i kishte grisur viktima.

Pas aktakuzës ai ishte suspenduar nga puna, si kirurg në Spitalin Rajonal të Pejës.