Ish-ministri Bajram Hasani rrëfen tmerrin e përjetuar në Tiranë: Ka mundur të na godasë vetura

E publikuar: 25/04/2021 14:15
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ish-ministri i Tregtisë në Qeverinë e Kosovës, Bajram Hasani, i ka shpëtuar mrekullisht një goditjeje të mundshme nga vetura që hyri me shpejtësi në sheshin “Skënderbej” në Tiranë. Hasani nga kryeqyteti shqiptar ka thënë për Gazetën Express se ishte shumë afër veturës e cila u ndalua nga qytetarët për të mos shkaktuar ndonjë tragjedi.

Hasani tha se pasi bashkë me gruan e tij kishin votuar në zgjedhjet parlamentare që po mbahen atje, kishin vendosur të pinin kafe afër teatrit të Operas dhe Baletit, ku kishin qenë shumë afër në momentin që vetura rrezikoi jetën e të pranishmëve.

“Po, isha aty. Për besë nuk di. Ne ishim me bashkëshorten. Ishim me votu dhe u kthyem, hajt të afrohemi këtu te Opera ta pijmë nga një kafe, edhe veç hyri vetura qysh e patë. Ne ishim shumë afër. Ndoshta ishim më së afërmi prej të gjithë të tjerëve. Ka mundur të na godasë vetura”, tha HasaniAi tha se shqetësimi ishte i madh.

“Për fat të mirë intevenuan qytetarët dhe një djalë hyri për xhami dhe e ndaloi. Veç na shqetësoi shumë. Në mes të sheshit, ishte e papritur”, tha ai.

Për ngjarjen e pazakontë që ndodhi mesditën e sotme në sheshin Skëndërbej, ku një 32 vjeçar ka rrezikuar jetën e qindrave qytetarëve në shesh, Policia e Shqipërisë ka dhënë detaje.Policia ka thënë se Arben Mema fillimisht ka përplasur tri automjete në vende të ndryshme duke shkaktuar dëme materiale dhe më pas ka thyer barrierat mbrojtëse dhe ka hyrë në sheshin “Skënderbej” duke rrezikuar seriozisht qytetarët.Ndër të tjera, Policia bën me dije se këtij atij gjatë kontrollit fizik iu gjet dhe iu sekuestrua një sasi me lëndë të dyshuar kanabis.