Ish- kryeministri i Kroacisë kërcënon liderët e Serbisë se do të akuzohen për krime në Kosovë

E publikuar: 26/08/2016 07:48
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Një bisedë, të cilën ish-kryeministri i Kroacisë, Zoran Milanoviq, që si lider i Partisë Socialdemokrate synon përsëri postin e kryeministrit, e ka pasur me përfaqësuesit e veteranëve të luftës atdhetare të Kroacisë, ka shkaktuar shpërthim të vërtetë në betejën retorike, e cila edhe ashtu tash e disa javë po zhvillohet mes Kroacisë dhe Serbisë.

Milanoviq, i cili vërtet për një kohë të gjatë ka kërkuar që Serbisë të mos i lejohet nisja e negociatave me Bashkimin Evropian në kapitullin 23, derisa Serbia të mos e ndryshojë ligjin për kompetencat për gjykimin e krimeve të luftës, me të cilin Beogradi i ka dhënë vetës kompetenca për të gjykuar për krimet në të gjitha shtetet e ish-Jugosllavisë.

Në këtë mënyrë shumë qytetarë kroatë, sidomos luftëtarë që kanë marrë pjesë në luftën atdhetare, druajnë se mund të arrestohen jo vetëm kur udhëtojnë në Serbi, por edhe në shtetet e tjera./kohaditore/