Ish-kryeministri i Sllovenisë Janez Jansha sulmon ashpër shtetin e tij për Haradinajn

E publikuar: 20/06/2015 00:02
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ish-kryeministri slloven, Janez Jansha, ka reaguar ndaj ndaljes së kreut të AAK-së, Ramush Haradinaj, nga autoritetet e Sllovenisë.

Në një postim në profilin e tij në Twitter, ajo akuzon kryetaren e Gjykatës së Lubjanës, Vesna Pavliqë Pivk (shih foton në postim) se ka festuar me simbolet e ish-Jugosllavisë dhe se kryetari i Gjykatës Supreme të Sllovenisë, Branko Masllesha, është dekoruar nga shërbimi sekret i Ushtrisë së ish-Jugosllavisë, KOS.

“Dhe, këta gjyqtarë të vendosin për fatin e z. Haradinaj”, ka shkruar ai.

Jansha ka qenë disident i madh në ish-Jugosllavi, ndërsa më 1988 burgoset nga Gjyqi Ushtarak jugosllav për publikim të sekreteve që ndërlidheshin me politikën antishqiptare. /Telegrafi/