Ish koalicioni i Gruevskit OBRM-PDUKM, thotë se: Qeveria e LSDM-së qytetarëve po ua rrezikon jetën

E publikuar: 21/12/2019 11:31
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Qeveria e LSDM-së nuk e zgjidh problemin e ndotjes sepse fitimet dhe bizneset janë përpara shëndetit të qytetarëve. Deponia e “Drislës” ruan mbeturinat që digjen dhe ndotin ajrin në Shkup me grimca kancerogjene, akuzojnë nga partia opozitare OBRM-PDUKM.

“Shkupi është i ndotur nga djegia e koksit me 18% dioksid squfuri dhe tekstile me ngjyra në 8 kompanitë e oligarkëve të Zoran Zaevit dhe Petre Shilegovit.

Nuk u përmbushën premtimet parazgjedhore të Petre Shilegovit dhe Zoran Zaevit kur njoftuan për zgjidhjen e problemit. Petre Shilegov është që tri vite kryetar bashkie, por për ndotjen e ajrit heshtë, për dallim nga zgjedhjet lokale. Shilegov atëherë e theksoi deponinë e Drisla si ndotësin më të madh të ajrit dhe premtoi se do ta mbyllë atë”, thonë nga OBRM-PDUKM.

Nga atje thonë se ndryshe nga atëherë, situata aktuale tregon se qeveria e LSDM-së me vetëdije po rrezikon jetën e qytetarëve. Besimi i tyre në Shilegov është i rrënuar. Premtimet e rreme të Zoran Zaevit dhe Petre Shilegovit nuk mund të besohen më.