Ish-kapiteni i Portos, Gonzalez përpiqet të vrasë bashkëshorten

E publikuar: 16/12/2017 09:35
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Lucho Gonzalez duket se ka probleme sa i përket jetës bashkëshortore.

Mesfushori i skuadrës i Atletiko Paranaense po akuzohet prej bashkëshortes, Andreia da Silva Marques Gonzalez se është përpjekur që ta vrasë.

Kështu së paku ka zbuluar për “Globo Esporto” bukuroshja argjentinase, e cila ka zbuluar edhe detaje rreth këtij momenti.

“Bashkëshorti është përpjekur që të më vrasë pas një fjalosje që patëm. U përpoq të mi priste duart dhe më pas të më vrasë. Fëmijët i kam dëshmitar të momentit tragjik. Boshatisi shtëpinë duke marrë të gjitha bizhuteritë dhe kartat e mia të kreditit”, ka qenë rrëfimi i saj.

Policia argjentinase ka konfirmuar këtë çështje teksa ka hapur edhe një investigim ndaj Gonzales.

Ky i fundit tashmë është ji detyruar që të mos i afrohet bashkëshortes deri në një distancë prej 500 metrash.

Kujtojmë se 36-vjeçari për gjashtë sezone ka djersitur edhe fanellën e skuadrës së Portos, ku ka qenë për disa vjet edhe kapiten i ekipit. /Telegrafi/