Ish-kandidati i VV-së fton të thyhet vendimi i Qeverisë, thirr qytetarët në protestë

E publikuar: 25/03/2020 16:03
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ish-kandidati për deputet i Lëvizjes Vetëvendosje në zgjedhjet e fundit, Valdrin Ahmeti, përmes një postimi në Facebook ka bërë thirrje për të protestuar në kohën kur Kuvendi po diskuton mocionin për rrëzimin e qeverisë.Ai ka thënë se në ora 16:20, pas përfundimit të ndalesës së lëvizjes së qytetarëve, do të dalë në protestë, ndonëse tha se “e di se ka rreziku është i madh”.
Ahmeti ka bërë thirrje që në protestë të respektohet masat.

Momentalisht në Kuvend është duke u mbajtur seanca për rrëzimin e qeverisë Kurti.Sidoqoftë, vendimi i Qeverisë thotë se edhe jashtë orareve lëvizjet nuk guxojnë të jenë mbi dy persona bashkë.