Ish-efektivi i Policisë i vrarë në Durrës, e kishte arrestuar babanë e ministrit Tahiri dhe ishte në kërkim si bashkautor në vrasje

E publikuar: 25/04/2017 19:20
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Ish-efektivi i Policisë, Ervin Dalipaj, i cili është shpallur në kërkim si bashkautor i vrasjes së Gazmend Çollakut është personi që i vuri prangat babait të ministrit Saimir Tahiri në vitin 2013, nën akuzën e kontrabandës së medikamenteve
Babai i ministrit, Bashkim Tahiri, së bashku me dy persona të tjerë, u arrestuan më 25 mars të vitit 2013 për kontrabandë ilaçesh. Në atë kohë, Ervin Dalipaj ishte shef i Sektorit Kundër Krimit Ekonomik në Drejtorinë e Policisë Tiranë dhe në atë kohë drejtonte hetimet ndaj babait të Saimir Tahirit, duke çuar në arrestimin e tij. Megjithatë, disa javë më vonë, babai i Tahirit u lirua nga të gjitha akuzat.

Këta dy shtetas akuzohen se, së bashku me dy persona të tjerë ende të paidentifikuar, në datë 06.0.2016 kanë rrëmbyer dhe vrarë shtetasin Gazmend (Laert) Çollaku. Fillimisht dy të dyshuarit janë shoqëruar menjëherë pas ngjarjes nga Policia Gjyqësore, por më pas janë lënë të lirë – njofton Panorama.

Në vijim të hetimeve, Prokuroria ka siguruar prova të mjaftueshme për të ngritur akuzë ndaj këtyre dy shtetasve dhe mori miratimin e Gjykatës për Krime të Rënda për arrestimin e tyre. Deri në përfundim të hetimit, nën arrest ka qenë vetëm i pandehuri Denis Shtraza. Ndërsa i pandehuri tjetër, Ervin Dalipaj nuk është gjetur ende.