Ish-deputeti Visar Hoti heqë dorë nga paga dhe gjitha privilegjet e Kuvendit

E publikuar: 07/05/2021 21:30
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Visar Hoti-ismet krasniqi

Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës nga LDK-ja, Visar Hoti ka hequr dorë nga të gjitha privilegjet që i takojnë dhe nga paga në veçanti.

Këtë njoftim e bëri ai përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, e që erdhi pas një takimi me sekretarin e Kuvendit.

Më poshtë edhe njoftimi i plotë:

Në takim me sekretarin e Kuvendit të Republikës së Kosovës z. Ismet Krasniqi e njoftova që si ish-deputet, heq dorë nga PAGA dhe gjitha privilegjet tjera që më takojn sipas ligjit.

Me këtë rast, shfrytëzova rastin që përmes sekretarit të falenderoj gjithë stafin e Kuvendit për punën dhe sjelljen korrekte.

Ishte eksperiencë e mirë. Tani, une do ti rikthehem angazhimeve të mia.

Jeta është shumë e gjatë, ndoshta rrugët tona do të ribashkohen përsëri!

Deri atëherë, FALEMINDERIT DHE MIRUPAFSHIM
✌️
I juaji,
Visari