Ish-deputeti i PDK-së i jep ndihmën e parë gruas që u godit nga vetura në Prishtinë

E publikuar: 16/01/2021 14:02
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Dy persona janë goditur nga një veturë në lagjen “Ulpiana” në Prishtinë.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 13:00. Rastin për Reporterin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë, Bajram Krasniqi.

Krasniqi ka thënë se të dy viktimat kanë pësuar lëndime trupore dhe janë transportuar për në QKUK.

“Në ora 13:00, policia është njoftuar për një aksident trafiku në bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’ Prishtinë. Në aksident është përfshirë një veturë dhe dy këmbësor/e. Është njoftuar edhe ekipi mjekësor emergjent, të cilët kanë transportuar për në QKUK dy të lënduarit. Policia është duke bërë matjet dhe shikimin e vendit të ngjarjes”, ka thënë Krasniqi për Reporterin.

Ndërkohë, në vendin e ngjarjes për ti dhënë ndihmën e parë të lënduarve qëlloi ish deputeti i PDK-së, Bekim Kamishi. Ai në foto shihet duke ndihmuar të lënduarit.