Ish-burgu i Prishtinës hapet për vizitorë

E publikuar: 12/06/2020 10:44
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Për nder të 21-vjetorit të çlirimit të Kosovës, sot do të hapet për vizitorë ish-burgu i Prishtinës, i cili ndodhet në rrugën “Luan Haradinaj”, përkrah Stacionit të Policisë Qendra, në Prishtinë.

Ish-burgu do të hapet në ora 10:00, ndërsa planifikohet që në të ardhmen të shndërrohet në muze.

Në hapjen e “Strehës së kujtimeve, Burgut të përndjekjes” për vizitorë, do të marrë pjesë edhe kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti dhe ministrja e Kulturës, Vlora Dumoshi.