Ish-bashkëlojtari i Neymarit, Montoya: Ai dëshiron të kthehet te Barcelona

E publikuar: 06/11/2018 11:08
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Neymar Jr. pritet të ndryshojë ambient gjatë afatit kalimtar të verës.

Kështu mendon ish-bashkëlojtari i brazilianit, Martin Montoya, i cili thotë se sulmuesi nuk dëshiron më të jetë pjesë e skuadrës së Paris Saint-Germain.

Mbrojtësi i Brightonit, beson se ylli i PSG Neymar dëshiron të kthehet te skuadra e Barcelonës.

“Mendoj se Neymar dëshiron të kthehet në Barcelonë sepse ndihej rehat dhe ishte adaptuar shumë mirë gjatë tre viteve që ka kalaur te katalunasit”.

“Ai kishte një lidhje të mrekullueshme me Luis Suarezin dhe Lionel Messin. PSG gjithashtu është një ekip i shkëlqyeshëm dhe nuk mendoj se ata do ta lejojnë t’iu ik lojtari”.

“Ata paguan shumë para për të dhe nuk mendoj se Barca do të paguante të njëjtin çmim për ta rikthyer atë”, tha spanjolli.

Ndryshe, Montoya dhe Neymar kanë fituar gjithçka që është e mundur me skuadrën spanjolle, duke përfshirë titullin në La Liga dhe Ligën e Kampionëve. /Telegrafi/