Ish-ambasadori Donald Lu nominohet nga Biden për ndihmës sekretar Shteti për Çështjet e Azisë

E publikuar: 24/04/2021 11:00
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ish-ambasadori amerikan në Shqipëri, Donald Lu është nominuar për ndihmës sekretari i Shtetit për Çështjet e Azisë Jugore dhe Qendrore.

Lajmi është njoftuar nga Departamenti i Shtetit përmes një njoftimi.

Pas përfundimit të misionit diplomatik në vendin tonë që prej 2018, Lu është ambasador në Republikën e Kirgistani. Ai është anëtar i karrierës në shërbimin e jashtëm.Gjatë karrierës së tij Lu ka pasur poste në Indi, Azerbajxhan, Gjeorgji dhe Pakistan. Ai di disa gjuhë të huaja mes të cilave, lexon dhe flet shqip, rusisht, azerbajxhanisht, gjeorgjisht, hindisht dhe urdu. Me postin e ri ai do të ketë një rol kryesor në formësimin e politikës së SHBA për Afganistanin, Indinë dhe Pakistanin.