Isco do të bëhet futbollisti i gjashtë më i paguar te Reali

E publikuar: 25/04/2017 10:11
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Isco pritet të bëhet lojtari i gjashtë më i paguar i Real Madridit.Kështu së paku ka shkruar sot e përditshmja spanjolle Marca, e cila ka bërë të ditur se spanjollit do t’i rritet rroga vjetore në gjashtë milionë euro.

Mesfushori 25-vjeçar deri më tani ka fituar tre milionë euro ndërsa kontrata e re do të vlejë deri në verën e vitit 2022.

Theksojmë se pagën më të lartë e ka Cristiano Ronaldo, i cili pasohet prej Gareth Balet, Sergio Ramosit, Toni Kroosit, Luka Modricit dhe Karim Benzemas. /Telegrafi/