Isco i dhuron epërsinë Realit me gol spektakolar nga gjuajtja e lirë

E publikuar: 19/09/2018 21:57
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Real Madridi e ka dominuar fuqishëm sfidën ndaj Romës që po zhvillohet në Bernabeu gjatë pjesës së parë.

Dueli ishte me rezultat të barabartë deri në minutën e 44, por jo edhe niveli i lojës.

Reali kishte dominimin e madh duke sulmuar fuqishëm portën e romakëve.

Megjithatë, u desh një teknikë e hatashme e Iscos që të tundet rrjeta.

Pas një gjuajtje të lirë ai fotografoi portierin e Romës duke e lënë pa gjasa për 1-0 dhe gëzimin e tifozëve vendas.

Reali kështu shkon i qetë në pushim me këtë gol fantastik të Iscos. /Telegrafi/