Isco dhe Carvajal mbeten jashtë për përballjen me Bayern Munichun

E publikuar: 01/05/2018 00:16
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Isco do të mungojë në ndeshjen kthyese që Real Madridi do ta zhvillojë kundër Bayern Munichut në kuadër të Ligës së Kampionëve. 

Mesfushori spanjoll vuan nga një dëmtim të marr nga ndeshja e parë, ku reali fitoi si mysafirë 2-1.

Edhe pse u stërvit me skuadrën të hënën, Isco nuk ia ka dalë dhe nuk do të jetë në listën e trajnerit Zinedine Zidane për përballjen në Santiago Bernabeu.

Nacho Fernandez është rikthyer në skuadër pas mungesës disa javore.

Ai mund të jetë startus, pasi edhe Dani Carvajal do të mungojë.

Ai e kishte lënë fushën në gjysmë të ndeshjen në përballjen e Allianz Arenas, duke u zëvendësuar me Lucas Vazquezin.

Pritet përballje e fortë mes këtyre dy klubeve me renome. /Telegrafi/