“Isa Trans Gmbh” dhe me çka i impresionoi Edi Rama ministrat e Kosovës Blerandin e Memlin në 3 FOTO !

E publikuar: 23/03/2015 17:12
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Edi Rama edhe kur nuk prodhon lajm, prodhon fotografi e imazh.Kjo ngjau edhe në takimin e sotëm mes dy qeverive, të Kosovës dhe Shqipërisë në Tiranë.

Deklaratat, disa marrëveshje e memorandume të nënshkruara mes dy shteteve tona, mbetën nën hijen e pamjeve që dolën nga Tirana.

Kryesorja dhe më e dashura ishte ajo e një shqiponje të zezë në formatin 3D të rrethuar nga një tavolinë e gjërë dhe e dekoruar me ngjyrat e flamurit të Kosovës- që ngjajnë edhe me ato të BE-së.

Një foto e ditës kjo që u shpërnda në rrjetet sociale nga Kryeministri Edi Rama dhë më pas edhe nga mijëra qytetarë të Kosovës.

Gjithçka vizuelisht ishte menduar deri në detaje nga Qeveria e Ramës- dhe me këto detaje duket të ishin fascinuar edhe ministrat e Qeverisë së Kosovës- që mbetën të impresionuar që nga dizajni i gotave e deri tek broshuarat.

Rrugëtimi I nisur me autobus, përfundoi me “glamourin” e përgatitur nga Edi Rama. Kujt ti bie ndërmend për politikë pastaj.

Sidoqoftë takimi u cilësua edhe njëherë si “historik” dhe  “I sukseshëm”

Këto janë tri fotot që tregojnë gjithçka./Gazeta Blic/

 

1.“Isa Trans GMBH”

 

2.Gota e Blerandit

image2 (1)

 

3.Broshurat e Memlit

 

 

Bonus:Foto e ditës nga Edi Rama

 

edi rama-foto e dites