Isa Mustafa: S’ka tarifë që i vë në peshojë marrëdhëniet me SHBA-të, do të bisedoj me Kurtin

E publikuar: 10/03/2020 16:19
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, tha se nuk ka tarifë dhe reciprocitet që vë në peshojë marrëdhëniet me SHBA-të.

Ai tha se ky është qëndrimi i LDK-së dhe për këtë do të bisedojë edhe me partnerin e koalicionit, kryeministrin Albin Kurtin, njofton Klan Kosova.

Mustafa tha gjithashtu se është në komunikim edhe me ambasadorin Richard Grenell dhe se për këtë ka dërguar edhe një zyrtar të lartë të LDK-së që të bisedojë me të dhe që të informohet për takimin Thaçi-Vuçiq në Washington.

Ja statusi i plotë:

Marrëdhëniet me SHBA-në kanë hyrë në një fazë shumë delikate por edhe kritike. Deklarata e Senatorit Perdue flet qartë se ku jemi.
S’ka tarifë as reciprocitet që vë në peshojë marrëdhëniet me aleatin tonë kryesor.

Si kryetar i LDK-së jam deklaruar qartë për heqjen e pakusht të tarifës , ndërkaq që reciprociteti të dakordohet me SHBA dhe BE, varësisht nga sjellja e Serbisë. Ky është qëndrimi dhe zëri i LDK-së.

Konsideroj se nuk ka zë të popullit në Kosovë që rrezikon dhe i vë në pikëpyetje relacionet me SHBA.
Jam në komunikim me Ambasadorin Grenell. E kam dërguar një zyrtar të lartë të LDK-së të bisedojë drejtpërdrejti me të, të informohet për takimin e fundit të Presidentit Thaçi dhe Vuqiç në Ëashington dhe t’ia prezantojë qëndrimet e LDK-së.

Do të bashkëbisedojë me Kryeministrin Kurti, si partner i koalicionit, dhe si LDK në ditët në vijim do ti bëjmë të qarta veprimet të cilat e ruajnë partneritetin dhe miqësinë me SHBA-të. IM