Isa Mustafa reagon sërish: Ja çka thotë tash për dialogun

E publikuar: 25/12/2018 17:34
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Lideri i i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa ka reaguar ndaj raportimeve se LDK do t’i bashkohet ekipit të dialogut.

Sipas tij, qëndrimet e partitë më të madhe opozitare janë të prera.

“Pikëpamjet e mia për unitet karshi Serbisë, të shprehura në postimin paraprak, nuk përfaqësojnë pikëpamje se do ti bashkohemi apo bashkëngjitemi asnjë ekipi në dialog por se do ti mbrojmë interesat e vendit si opozitë dhe si parti e cila përfaqëson një trashëgimi të veçantë historike. Qëndrimet e LDK-së janë të qarta”, ka shkruar ai.