Isa Mustafa: Nuk dorëzohem, merrmani edhe jetën

E publikuar: 07/10/2015 21:43
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa përmes profilit të tij në Facebook i’u ka drejtuar veprimatrëve të partive opozitare si VV, AAK dhe Nisma për Kosovën duke shprehur se ata mund ta sulmojnë në të gjitha mënyrat por ai nuk do të dorëzohet.

“Unë ju ftoj ta sulmoni Kryeministrin e Republikës së Kosovës, me vezë me gurë, me yje te metaltë, me plumba, me çfarë të doni! Mund ta dëmtoni, mund ta verbëroni, mundeni edhe t’ia merrni jetën. Ai nuk e ka ndërmend të dorëzohet”

Mustafa është shprehur se Gjykatat nuk do t’i dënojnë pasi edhe ato sipas tij e kanë ulë çmimin e jetës së tij, transmeton Klan Kosova.

“Ju siguroj se Gjykatat tona nuk do tu dënojnë, ato e kanë ulë çmimin e jetës dhe sigurisë së Kryeministrit. Sepse, ato janë aleatë tuaj. Çmimi më i lartë që do të paguani për jetën e Kryeministrit është 150 euro. Aq më tepër ky çmim është në veresi. Sepse Gjykata ju pret, kurse ju mund të ankoheni. Kjo është fytyra e drejtësisë sonë. Turpi ynë!” ka përfunduar Mustafa.