Isa Mustafa njofton se është shëruar nga Covid-19, iu uron shëndet edhe atyre që ia uruan vdekjen

01.08.2020 11:28
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Isa Mustafa njofton se është shëruar nga Covid-19, iu uron shëndet edhe atyre që ia uruan vdekjen

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, ka njoftuar se është shëruar nga COVID-19.

Këtë e ka bërë të ditur vetë Isa Mustafa nëpërmjet një statusi në rrjetin e tij social Facebook, duke i falënderuar të gjithë ata që i kanë uruar shërim dhe dukë iu uruar shëndet edhe atyre që, siç shkruan ai, i duartrokitën sëmundjes së tij dhe i uruan atij vdekjen.

Ky është postimi i tij i plotë:

Miq të nderuar

Dua te ndaj me ju lajmin se kam rezultuar negativ, pas perballjes me Covid-19.

Kam nderin të falënderoj gjithë ata që janë lutur për shëndetin tim. Familjen time të mrekullueshme për kujdesin e parreshtur, bashkëshoren Qevseren, vajzën time, doktoreshën Afërditë, djemtë Arbenin e Besnikun dhe nipin tim Metin; motrat dhe vëllezërit. Një falënderim të veçantë e meritojnë mjekët tanë të fushave të ndryshme që më udhëzuan dhe rekomanduan kur kisha nevojë, prof . Dr Sali Ahmeti, prof. Dr Afrim Gashi, dr. Rexhep Manaj, dr. Valbon Krasniqi, prof. dr. Venera Berisha-Muharemi, dr. Bujar Gjikolli. Mjekët dhe sistemi shëndetësor meritojnë shumë më shumë sesa që ne u ofrojmë.

Falënderoj për mbështetje nga bashkëpunëtorët e LDK-së, kolegët nga ASHAK dhe Universiteti i Prishtinës!

Falënderoj Presidentin Thaçi, Presidenten Jahjaga, Kryeministrin Hoti, Kryeparlamentaren Osmani, Kryetarin e PDK-së, Veseli, Kryetarin e AAK-sê, Haradinaj, Kryetarin e Nismës, Limaj, kryetarin e AKR-së, Pacolli, kryetarin e Prishtinës, Ahmeti, nënkryetaren e Kuvendit nga VV, Nagavci; burrështetasit shqiptarë: Presidentin Ilir Meta, Presidentin, Sali Berisha, Kryeministrin Edi Rama, Kryetarin e PD, Lulzim Basha, Kryetarin e Kuvendit të Shqipërisë, Gramos Ruçi, Sekretarin e PS, Taulant Balla, kryetarin e BDI-së, Ali Ahmeti; si dhe ambasadorin e SHBA-së Kosnett, ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar, Abott, ambasadorin e Italisë, Orlando, ambasadori zviceran, Lebet, deutetë të pozitës dhe opozitës dhe shumë qytetarë për tregimin e kujdesit dhe urimet e tyre për shëndetin tim.

Miq të nderuar, kishte edhe të tillë që i duartrokitën sëmundjes time e që uruan vdekjen time.

Pati të sojit që sajuan varrimin tim virtual në rrjetet sociale e ma tmerruan një pjesë të familjes e cila nuk ishte në rrjedhë se çfarë ka ndodhur dhe çfarë po ndodhë.

Edhe këtyre iu uroj shëndet; fëmijëve dhe familjeve të tyre! Fati ynë ështe që tjetërkush vendosë për jetën tonë, ndërsa me disa merret drejtesia.

Covid-19 po bënë të veten, por ne duhet ta bëjmë tonën, të respektojmë rregullat që kërkohen nga institucionet shëndetësore. Uroj që ata që janë prekur me Covid-19 të shërohen sa më shpejtë, kurse me dhembje të thellë u shpreh ngushëllime të gjitha familjarëve që humbën të afërmit e tyre. IM

Komentet

Komente

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!


Isa Mustafa njofton se është shëruar nga Covid-19, iu uron shëndet edhe atyre që ia uruan vdekjen

Isa Mustafa njofton se është shëruar nga Covid-19, iu uron shëndet edhe atyre që ia uruan vdekjen

Presidenti Thaçi i shpreh ngushëllime Ramës për vdekjen e nënës

Presidenti Thaçi i shpreh ngushëllime Ramës për vdekjen e nënës

Haradinaj: Zvicra ishte dhe mbeti përkrahëse e jashtëzakonshme në proceset e krijimit dhe ndërtimit të shtetit të Kosovës

Haradinaj: Zvicra ishte dhe mbeti përkrahëse e jashtëzakonshme në proceset e krijimit dhe ndërtimit të shtetit të Kosovës

Bajrami: Presim javën tjetër të nis shqyrtimi i planit të rimëkëmbjes ekonomike në Kuvend

Bajrami: Presim javën tjetër të nis shqyrtimi i planit të rimëkëmbjes ekonomike në Kuvend

OAK kërkon nga Kryeministri Hoti aktivizimin e KKZHE – së

OAK kërkon nga Kryeministri Hoti aktivizimin e KKZHE – së

Meksika shënon rekord të rasteve ditore me COVID-19, mbi 600 viktima

Meksika shënon rekord të rasteve ditore me COVID-19, mbi 600 viktima

Rukiqi thotë se deri në 50 mijë qytetarë mund të humbin vendin e punës shkaku i pandemisë

Rukiqi thotë se deri në 50 mijë qytetarë mund të humbin vendin e punës shkaku i pandemisë

Vdes nëna e kryeministrit Edi Rama

Vdes nëna e kryeministrit Edi Rama

Sekretari i BIK’ut: Brenda një dite janë mbledhur 25 milionë euro për ndërtimin e Xhamisë së Madhe

Sekretari i BIK’ut: Brenda një dite janë mbledhur 25 milionë euro për ndërtimin e Xhamisë së Madhe

Pagat prej 170 euro mund të ekzekutohen javën e ardhshme

Pagat prej 170 euro mund të ekzekutohen javën e ardhshme

Shqetësuese: Gjermania shënon rreth 1,000 raste të Covid-19 për 24 orë

Shqetësuese: Gjermania shënon rreth 1,000 raste të Covid-19 për 24 orë

Italia nis testimin e vaksinës për Covid te njeriu

Italia nis testimin e vaksinës për Covid te njeriu

Hyseni sot udhëton për takime në SHBA

Hyseni sot udhëton për takime në SHBA

Infektologu Tolaj: 20% e popullatës së Kosovës, e infektuar nga koronavirusi

Infektologu Tolaj: 20% e popullatës së Kosovës, e infektuar nga koronavirusi

Gastronomët, 600 shujta falas në ditë për mjekët që luftojnë koronavirusin

Gastronomët, 600 shujta falas në ditë për mjekët që luftojnë koronavirusin

BE rezervon 300 milionë doza të vaksinës antiCOVID-19

BE rezervon 300 milionë doza të vaksinës antiCOVID-19